
Manchester City e ka fituar finalen e “Carabao Cup”, duke mundur skuadrën e Chelsea nga ruleta ruse. Në mënyrë të papritur, Guardiola zgjodhi të luante me Ederson në portë, ndërsa të gjithë ishin të sigurt për aktivizimin e Muriqit.
Kjo pasi portieri shqiptar i dërgoi “qytetarët” deri në këtë pikë të Kupës, ku kulmin e arriti ndaj Leiçesterit. Gjithsesi, si një “përbindësh” i finaleve të zhvilluara, Guardiola nuk kërkon asnjëherë të humbas. Për këtë arsye zgjodhi të përhershmin Ederson, duke ulur portierin e Kosovës në stol dhe duke dalë nga pritshmëritë.
“E kisha të vështirë, pasi Muriqi u kthye në hero me Leiçesterin. Gjithsesi isha duke menduar se kundërshtari do të luante me presion të lartë dhe në një pikë të tillë, Ederson është i mrekullueshëm”, tha Guardiola. /Shqiperia.ch/