
Dikur në akademinë e Shalkes së bashku me Donis Avdijajn, talenti shqiptar, Esad Morina, ishte një prej lojtarëve që shihej si me të ardhme të garantuar. Megjithatë karriera e tij nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u aktivizuar në ligat e ulta të Gjermanisë.
Kur të gjithë e kishin vështrimin tek ky lojtar, në kohën që luante me Shalken, veprimi i këtij futbollisti ishte për t’u krenuar. Megjithëse kishte mundësinë për të vazhduar sërish me moshat e Gjermanisë, ai zgjodhi rikthimin në atdhe për të përfaqësuar Shqipërinë.
E dalë nga një familje me frymë patriotike, nuk kishte sesi Morina të zhgënjente me zgjedhjen e tij. Tashmë futbollisti në fjalë e ka marrë vendimin, duke u larguar nga Speldorfi dhe duke u zyrtarizuar në merkaton e janarit tek Duisburgu. Ky i fundit nuk është në periudhën e tij më të mirë, teksa ndodhet në një krizë totale nga e cila kërkohet edhe ndihma e shqiptarit.
Shpresat ekzistojnë, ndërsa trajneri Mikolajczak kërkon shumë nga Morina. I pyetur nga mediat gjermane, trajneri shprehet qartësisht: “Është si një kalë”. /Shqiperia.ch/