You are here
Home > Kombëtarja U-21 > La Finlandën për Shqipërinë e Bushit, tashmë sulmuesi Ademi i merr të gjithë përpara

La Finlandën për Shqipërinë e Bushit, tashmë sulmuesi Ademi i merr të gjithë përpara

Albion Ademi është një nga afrimet më premtuese të “Shpresave” sa i përket ndeshjeve ndaj Estonisë dhe Spanjës. Sulmesi nga 19-vjeçar ka shënuar golin e parë në takimin mes Ps Kemi dhe Fc Inter Turkut në kampionatin finlandez, ndeshje kjo e mbyllur me shifrat përfundimtare 0-2.

Në minutën e 71′ Ademi ka zhbllokuar rezultatin duke realizuar golin e katërt personal në kampionat. Sulmuesi i krahut të majtë vinte nga te rinjtë e Finlandës, teksa ka luajtur thuajse për të gjitha grupmoshat e tyre.

Goli i realizuar në takimin e djeshëm kishte rëndësi të dyfishtë, pasi erdhi ndaj skuadrës që ka kartonin e tij. Talenti shqiptar është pjesë e Ps Kemi, por i huazuar tek Inter Turku në Finlandë. Ai realizim në ditën e djeshme, bëri që drejtuesit e klubit që zotërojnë kartonin e tij, të mendohen më mirë për këtë futbollist. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top