You are here
Home > Kombëtarja > “Ky kampion i punës”, trajneri i PAOK ngre lartë figurën e Enea Mihajt në Greqi

“Ky kampion i punës”, trajneri i PAOK ngre lartë figurën e Enea Mihajt në Greqi

Enea Mihajt i është besuar më në fund te PAOK një ndeshje nga minuta e parë, por prova që do të kishte mbrojtësi shqiptar ishte e nivelit të lartë. Pikërisht në gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë dhe në një derbi kundër Olimpiakosit.

Në mënyrën më të mirë iu përgjigj lojtari i Kombëtares këtij niveli, madje duke lënë gjurmën e tij. Në përmbysjen e PAOK në shifrat 3-2, do të ishte Mihaj që fitoi me zotësi penalltinë që do të vuloste edhe shifrat e takimit. Ndërkohë pas ndeshjes të gjitha lojtarët kanë shkuar që ta përqafojnë. Vetë futbollisti është shprehur se ndihej shumë i emocionuar, duke marrë parasysh faktin se nuk i kanë dhënë hapësira në këtë skuadër dhe papritur kthehet në një protagonist.

Por cili është mendimi i trajnerit? Njeriu që drejton PAOK-un, Ferrera, është shprehur në këtë mënyrë për lojtarin shqiptar: “Mihaj është një kampion i punës, unë nuk mbaj mend një ditë që ai nuk ka dashur që të stërvitet. Është e vërtetë që ne nuk jemi, si ta them, të njëjtit mjeshtra, por sot diçka e mirë ka ardhur nga të gjithë ne. Po bëjmë gjëra të mira si skuadër. Ia dhamë sot mundësinë Mihajt dhe na u përgjigj”, ka thënë Ferrera.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top