
Duke marrë për bazë ndeshjet e zhvilluara nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht kundër Jordanisë dhe Maltës, “Shqiperia.ch” ka ndërtuar një formacion të përbashkët.
Këtu flitet për futbollistët më të mirë në pozitat e tyre, që treguan nivel të lartë gjatë takimeve që lamë pas vetëm para pak kohësh. E përsërisim, një formacion ideal vetëm për ndeshjet që Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur përkatësisht ndaj Jordanisë dhe Maltës. Skema do të ishte 3-5-2, ndërsa do të vijonte e tillë:
Etrit Berisha- Numri një i Shqipërisë bëri një ndeshje të qetë dhe kishte pak punë ndaj Jordanisë. Tregohet vigjilent, megjithëse në disa raste gabon me pasimet me këmbë. Fiton balotazhin me Samir Ujkanin, pasi ky i fundit ndëshkohet edhe atëherë kur kundërshtari nuk do të shënojë, me të vetmin rast. Ndaj Maltës gardiani i Kosovës gaboi në golin e pësuar duke rrezikuar rezultatin për një moment, 1-1 ishte në ato momente.
Berat Gjimshiti- Në një ndeshje si ajo ndaj Jordanisë, thirret pak herë në detyrë. Megjithatë, kur kundërshtari paraqitet në parapavijë, Gjimshiti mbron mirë dhe thyen aksionet e tyre, që situata të mos shkojë deri te portieri.
Amir Rrahmani- Padyshim shtylla mbrojtëse në lojën e Kosovës. Rrahmani kam marr rolin e një lideri në repartin mbrojtës duke e bërë më të lehtë thyerjen e aksioneve. Veseli nga ana tjetër e ka të pa mundur të jetë në të njejtin ritëm me të.
Benjamin Kololli; Njeri i ndeshjes. Lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA në Ligën e Kombeve. Në mbrojtje duhet të jetë, por golat në sulm vijnë falë tij. Askush si ai!
Edon Zhgrova- Mjaft i shpejtë ne lojën e mesfushës. Driblon në mënyrë elementare kundërshtarët, vallëzon me topin dhe godet dy shtylla. E ndal vetëm fati. Mjaft dinamik dhe i saktë, Enis Gavazaj do të ishte nën hijen e Zhegrovës nëse do të ishin pjesë e të njejtit ekip.
Taulant Xhaka- Vazhdon perfomancat e një nivel të lartë. Thyen disa raste të kundërshtarëve dhe i jep frymëmarrje Shqipërisë. Gjithashtu është më i miri në aksionet sulmuese të kuqezinjve gjatë 45 minutave të para. Kryeziu nga ana tjetër disi më pak aktiv ndaj Maltës.
Herolind Shala- Do të ishte dyshja perfekte me Xhakën. Përpara mbrojtjes do të ishin shkatërrues të vërtet. Në balotazhin me Ramadanin, Shala padyshim zgjedhja më e mirë.
Valon Berisha- Loja e tij është parë me Salzburgun, aspak me Lacion. Ruan të njëjtën formë ndonëse është kthyer nga një lëndim. Një trekuartistë i duhur i cili i shërben çdo sulmesi. Organizon mesfushën dhe ruan qetësinë e lojës. Shpik një asist fantastik në golin e parë. Shqipëria nuk e ka një të tillë.
Myrto Uzuni- Debutim perfekt. Mjaft i fuqishëm dhe i shpejtë në lojën me krahë. Godet shtyllën dhe hap disa aksione të bukura. Panuçi e duartroket kur sheh lojën e tij dhe zemrë që vendos në fushë. Një balotazh me Zenelin mund të themi se Uzuni kishte pak më tepër avantazh në lojën që ofroi.
Vedat Muriqi- Një sulmes me eksperiencë bën gjithmonë punë. Ka fizik dhe manovron mirë me topin. Ndaj Maltës shënoi golin e qetësisë. Një gjë të tillë Balaj nuk arriti ta bëntë ndaj Jordanisë.
Rey Manaj- Me Muriqin në krahë mund të rritej edhe më shumë. Ka fizik dhe lojë të saktë. I pafat përballë portës, por nën këmbët e tij goli është i sigurtë, në kampionat ka bërë mjaft mirë. Do i përshtatej skemës 3-5-2. /Shqiperia.ch/