You are here
Home > Futboll Bota > Kush i hodhi lekët për Mustafin? Mbrojtësi prek fundin, te Arsenali i vënë fshesën

Kush i hodhi lekët për Mustafin? Mbrojtësi prek fundin, te Arsenali i vënë fshesën

Shkodran Mustafi është një nga lojtarët me origjinë shqiptare që ka bërë më shumë jehonë në Europë. Prej 3 vitesh, ai është pjesë e skuadrës së londinezve të Arsenalit.

Skuadra angleze arriti të merrte shërbimet e tij për 8 milionë euro nga ekipi i Valencias, ndërsa tani, vlera e tij është mesatarisht 30 milionë euro në treg. Në fillimet e tij tek topçinjtë, nuk ishte në nivelet e një kampionati të tillë siç është “Premier Ligue”, pasi kishte një paraqitje deri diku konstante vetëm në pak ndeshje, pa harruar edhe disa gabime amatoreske.

Me kalimin e viteve, 26 vjeçari arriti që të përshtatej mjaft mirë me lojën e Arsenalit, por tashmë ka prekur fundin. Trajneri Emery nuk e ka aspak në konsideratë mbrojtësin shqiptar, që po bën gati valixhet për t’u larguar përfundimisht nga Anglia. Madje, për të ulur edhe më shumë figurën e këtij lojtari janë mediat angleze pranë klubit të Arsenalit ato që mendojnë: “Se kush i hodhi ato lekë për të blerë Mustafin më kot, kjo nuk ka për t’u kuptuar kurrë”, thuhet në shkrimin e “PainintheArsenal”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top