
Gjithë vëmendjen e tifozëve ka marrë Andre Silva shpeshherë, por kjo nuk mjafton për të qenë në kryesimin e listës së më të mirëve, nga “UEFA Nations League”.
Me perfomancën e Benjamin Kulolli, veniten të gjithë yjet e tjerë. Mbrojtësi i Zyrihut i ka bërë të gjithë për vete, teksa niveli i treguar ndaj Maltës, tregon më së miri se flasim për një futbollist, që “dardanët” nuk e kanë pasur ndonjëherë në gjirin e tyre.
UEFA ka publikuar lojtarët më të mirë të ditës së djeshme, ndërsa listën e kryeson një shqiptar. Sipas saj, Kololli jo vetëm që hyn tek 7 më të mirët, por ka edhe vlerësimin më të madh nga të tjerët, (8.79). /Shqiperia.ch/