
Menjëherë pas përfundimit së ndeshjes së parë në “Elbasan Arena”, kur Shqipëria arriti të mposhte Izraelin me rezultatin 1-0, vëmendja ishte në deklaratat për shtyp të të dy trajnerëve të Kombëtareve respektive.
Megjithatë, gazetarët izraelitë janë treguar disi të paduruar, duke kërkuar largimin e Panuçit sa më shpejtë nga konferenca, që vendin e tij ta merrte trajneri Herzog, duke kërkuar të kryqëzonin debutuesin e Izraelit asokohe. Madje situata arriti deri aty, sa izraelitët shpikën edhe çështjen e sigurisë, duke thënë se trajneri i Izraelit duhej që të ulej në vendin e Panuçit pa humbur shumë kohë, për shkaqe sigurie.
Një përgjigje e hidhur ishte ajo e marrë nga ana e Panuçit, teksa trajneri italian dinte t’i tregonte vendin miqëve, duke u thënë se kishin ardhur në Shqipëri. “Unë dëshiroja të flisja edhe pesë minuta më gjatë, të flisja ende. Pastaj, këtu jemi në Shqipëri, nuk jemi as në Izrael”, ishte përgjigja e Panuçit.
A do të ndodh sërish e njëjta gjë në ditën e sotme, apo do të kemi një “hakmarrje” të kundërshtarit? Ngelemi në pritje… /Shqipëria.ch/