You are here
Home > Futboll Bota > “Kur nami bëhet realiteti i zikaltërve”, Interi vërteton legjendën e janarit edhe këtë sezon

“Kur nami bëhet realiteti i zikaltërve”, Interi vërteton legjendën e janarit edhe këtë sezon

Në Shqipëri por jo vetëm, skuadra e Interit njihet si një ekip që ka shumë tifozë në mbështetje. Përsa i përket skuadrës zikaltër në momentin aktual, duket se e ka kapluar terri. Kjo pasi nga muaji nëntor dhe deri ditên e djeshme ka luajtur plot 7 sfida, kampionat dhe Champions League, ku nga këto ka mundur të fitoj vetëm një prej tyre.

Ekipi i drejtuar nga Spaleti, luajti sfidën e fundit të saj per kompeticionin “Champions League”. Zikaltërit morën një rezultat zhgënjyes, 1-1 në shtëpinë e tyre kundër hollandezëve të PSV. Interit do t’i mjaftonte vetem një fitore për të kaluar në fazën pasardhëse, por një gjë të tillë nuk mundën dot ta bënin. Ata e mbyllën fazën e grupeve të Champions League në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Totenhamin e vendit të dytë, por për shkak golavarazhi, skuadra e Milanos nuk mundi dot të kualifikohej më tej.

Tashmë duket qartë që në kampin e skuadrës së Spaletit ka filluar tatëpjeta, me afrimin e janarit. Mund të thuhet se është kthyer në një legjendë urbane, teksa me afrimin e gjysmës së sezonit, zikaltërit të kenë gjithmonë një rënie drastike, gjë që ka ndodhur edhe këtë herë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top