
Në Shqipëri por jo vetëm, skuadra e Interit njihet si një ekip që ka shumë tifozë në mbështetje. Përsa i përket skuadrës zikaltër në momentin aktual, duket se e ka kapluar terri. Kjo pasi nga muaji nëntor dhe deri ditên e djeshme ka luajtur plot 7 sfida, kampionat dhe Champions League, ku nga këto ka mundur të fitoj vetëm një prej tyre.
Ekipi i drejtuar nga Spaleti, luajti sfidën e fundit të saj per kompeticionin “Champions League”. Zikaltërit morën një rezultat zhgënjyes, 1-1 në shtëpinë e tyre kundër hollandezëve të PSV. Interit do t’i mjaftonte vetem një fitore për të kaluar në fazën pasardhëse, por një gjë të tillë nuk mundën dot ta bënin. Ata e mbyllën fazën e grupeve të Champions League në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Totenhamin e vendit të dytë, por për shkak golavarazhi, skuadra e Milanos nuk mundi dot të kualifikohej më tej.
Tashmë duket qartë që në kampin e skuadrës së Spaletit ka filluar tatëpjeta, me afrimin e janarit. Mund të thuhet se është kthyer në një legjendë urbane, teksa me afrimin e gjysmës së sezonit, zikaltërit të kenë gjithmonë një rënie drastike, gjë që ka ndodhur edhe këtë herë. /Shqiperia.ch/