You are here
Home > Futboll Bota > Kur Lorik Cana refuzonte ofertën e madhe: Jeni ekip grek dhe unë jam kapiteni i Shqipërisë

Kur Lorik Cana refuzonte ofertën e madhe: Jeni ekip grek dhe unë jam kapiteni i Shqipërisë

Lorik Cana, kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare gjatë karrierës së tij të ka qënë pjesë e shumë klubeve të njohura.  Ka marrë oferta dhe kërkesa nga disa ekipe, ku ndër to , ka qënë edhe skuadra e  Olimpiakosit, që  luan në kapionatin grek.

Ishte pikërisht klubi I Pireut, i bëri një ofertë të pëlqyëshme me një pagë të lartë mbrojtësit. Legjionari aso kohe ishte një lojtar i lirë, teksa Olimpiakosit i lind dëshira për të marrë lojtarin kuqezi në ekip.  Përgjigja e qëndërmbrojtësit erdhi e menjëhershme me anë të një letre ku kish shkruar: “Respekte për klubin tuaj të njohur, por ju jeni një skuadër greke dhe tifozët e klubit tuaj, nuk mund ta presin kapitenin e Shqipërisë në klubin e tyre”, ishin fjalët e Canës.

Në atë periudhë mardhëniet midis vendit tonë dhe Greqisë, ishin jo të mira dhe fryma e racismit grek ndaj shqiptave shfaqej çdo ditë e më shumë. Përgjigja që i dha kapiteni i Shqipërisë, ekipit të Olimpiakosit, bëri shumë “zhurmë” në mediat vendase por jo vetëm. Lorik Cana edhe një herë tregoi se sa e vlerson fanellën e tij të Kombëtares, i cili arriti të preferonte më mirë të qëndronte pa ndonjë klub ku të luante rregullisht, sesa të ishte pjesë e një skuadre greke.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top