
Një nga lojtarët shqiptarë më në formë të këtij sezoni, është pikërisht Bersant Celina. Ky i fundit po arrin të zhvillojë një vit fantastik me skuadrën e Swanseas, teksa ka mundur të luajë plot 40 ndeshje, në kampionat dhe Kupë, ku njëkohësisht ka realizuar plot 8 gola dhe dhuruar po aq asist.
Verën e shkuar sulmuesi dardanas arriti të transferohet nga Manchester Cyti tek skuadra e Swanseas, ku arriti të shndërrohet në një nga lojtarët kryesor të këtij ekipi. Bersanti gjithashtu në sfidën e fundit të tijën të ishte sërish protagonist duke dhuruar 2 asistime në fitoren kundër Middelsbrought me rezultatin 3-1.
Kujtojmë që Celina u bë pjesë e klubit uellsian për shifrën e 3.4 milionë eurove, ndërsa tani vlera e kartonit të tij shkon afro 12 milionë euro. /Shqiperia.ch/