You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kur largimi nga Manchester City është një arritje, ka ndodhur me Bersant Celinën

Kur largimi nga Manchester City është një arritje, ka ndodhur me Bersant Celinën

Një nga lojtarët shqiptarë më në formë të këtij sezoni, është pikërisht Bersant Celina. Ky i fundit po arrin të zhvillojë një vit fantastik me skuadrën e Swanseas, teksa ka mundur të luajë plot 40 ndeshje, në kampionat dhe Kupë, ku njëkohësisht ka realizuar plot 8 gola dhe dhuruar po aq asist.

Verën e shkuar sulmuesi dardanas arriti të transferohet nga Manchester Cyti tek skuadra e Swanseas, ku arriti të shndërrohet në një nga lojtarët kryesor të këtij ekipi. Bersanti gjithashtu në sfidën e fundit të tijën të ishte sërish protagonist duke dhuruar 2 asistime në fitoren kundër Middelsbrought me rezultatin 3-1.

Kujtojmë që Celina u bë pjesë e klubit uellsian për shifrën e 3.4 milionë eurove, ndërsa tani vlera e kartonit të tij shkon afro 12 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top