You are here
Home > Kombëtarja > Kur je mirë të gjithë të adhurojnë, sa shumë e vuajti Kristal Abazaj i Shqipërisë

Kur je mirë të gjithë të adhurojnë, sa shumë e vuajti Kristal Abazaj i Shqipërisë

Kur je mirë të gjithë të duan e të adhurojnë, kjo nuk ka vend për shumë dyshime. Sa shumë e vuajti Kristal Abazaj mbi kurrizin e tij, në Shqipëri e gjitha kjo peshë të rëndon dyfish, jemi me mentalitetin ballkanas.

Nëse një futbollist po kalon momente të mira, atëherë ne krenohemi me të, sepse është shqiptar. E nëse ai gjendet në një moment të vështirë të karrierës,”i hiqet” kombësia shqiptare, duke mos e konsideruar si njërin prej nesh.

Mirësevini në Shqipëri, mirësevini në Ballkan! Sa shumë kritika kohët e fundit për Kristal Abazajn. Njeriu që qëndron në tribunën e Anderlehtit, njeriu që nuk merret as në konsideratë nga klubi belg. Po të njëjtit njerëz, janë ata që kanë shkruar për talentin e madh që zotëron shqiptari. Po të njëjtit njerëz, kanë qenë dëshmitar për “kryeveprat” dhe “çmenduritë” që futbollisti shqiptar ka realizuar në Superiore. Po, sepse atëherë ai mund të konsiderohej i tillë, si njëri prej nesh.

Kohët nuk kanë ndryshuar shumë, flasim për të njëjtin person, e vetmja gjë që ka ndryshuar është qëndrimi ynë ndaj tij. Ajo që duhet të mësojmë në gjithë këtë histori, është se gjithmonë duhet t’i japim një dorë disa të rinjëve, që premtojnë aq shumë për të ardhmen, por që nuk gjenden në momentin e tyre më të mirë. E fundja, po nuk e bëmë as këtë, atëherë si mund të krenohemi kur ata janë mirë? Një “Kristal”, ka gjithmonë vlerë të madhe, thjeshtë duhen gjetur personat e duhur që ta vlerësojnë atë… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top