Besnik Hasi shihet si një një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Një e veçantë në karrierën e tij teksa drejtonte ekipe si Anderleht, Olimpiakosi dhe Legia, është se nuk ka transferuar asnjëherë lojtarë shqiptarë.
Disi e kuptueshme, pasi në Poloni dhe Greqi nuk kanë dashuri të madhe për shqiptarët. Por ajo që i rrit vlerat Hasit, është përgjigja ndaj provokimeve greke.
Kur drejtonte Olimpiakosin, një gazetar grek e pyeti për prejardhjen e tij, ndërsa Hasi do të kishte një përgjigje diplomatike: “Po, unë vij nga Kosova, por nga ajo e Shqipërisë”. Pra edhe nëse grekët kishin pretendimet dhe idetë e tyre “të sëmura”, Hasi shprehej se i përkiste trevës shqiptare. /Shqiperia.ch/