Nëse Shqipëria do të ishte me potencial të plotë, me të gjithë futbollistët që e kanë origjinën shqiptare në gjirin e saj, atëherë padyshim që do të flisnim për Kombëtaren më të mirë në Europë.
Vetëm imagjinoni, kuqezinjtë ia dolën të linin një shije të mirë në Europian pa shumë prej këtyre futbollistëve, po nëse në këtë skuadër do të gjendeshin edhe “yjet” që i thanë “JO” kuqezinjve? Këtë teori, do e pohonin edhe mediat greke përpara disa vitesh.
“Efsyn.gr” shkruante një artikulli të gjatë përshkrimi për Shqipërinë, duke përmendur të gjithë futbollistët të cilët e refuzuan Kombëtaren tonë, për të zgjedhur një tjetër aventurë. Në fund? Përfundimi është kaq i thjeshtë për t’u arritur. Nëse Shqipëria do të ishte me potencial të plotë, atëherë do të “pushtonte” edhe Europën. Këtë gjë do e pohonin edhe fqinjët tanë, që nuk ndajnë një dashuri aq shumë të madhe për ne. /Shqipëria.ch/