
Shpeshëherë thuhet se dashuria është e verbër, ndërsa ka edhe raste të tjera, kur nuk arrijmë ta kuptojmë një gjë të tillë. E thënë konkretisht dhe në aspektin futbollistik? Pak a shumë si rasti i Gjimshitit dhe trajnerit të Atalantës, Gasperini.
Ky i fundit e ka pasur mbrojtësin shqiptar prej shumë kohësh në skuadër, por ende nuk i kishte kuptuar të gjitha vlerat e tij. Duke kërkuar për një mbrojtës të nivelit të lartë, papritur Gasperini pa se më të mirën e kishte në derë, por pa arritur që ta shihte që më herët.
Pak besim dhe tashmë Atalanta është e varur nga futbollisti i Shqipërisë. Shumë shkrime kanë ardhur në mbështetje të Gjimshitit në kohët e fundit, nga mediat pranë klubit të Bergamos, që nuk lënë pa përmendur edhe statistikën e veçantë. Në 11 ndeshjet e fundit të skuadrës italiane, në 8 prej tyre Gjimshiti ka luajtur në fushën e lojës. Çfarë mund të thuhet më shumë? Ndoshta nuk duhet të kërkojmë aq larg, dashuria dhe e mira mund të jetë edhe më afër nesh… /Shqiperia.ch/