
Një karrierë mes sfidave, të pamundurave dhe një adrenaline që të mban të mbërthyer në çdo moment të saj. Kjo është karriera e trajnerit të Besnik Hasit. Ky i fundit nuk ka pranuar asnjëherë detyrat e lehta, madje duke zgjedhur më të vështirat.
Nga Olimpikosi te Legia, Hasi shkonte i vetëm për të ndryshuar mentalitetin një grupimi tifozësh të prapambetur, të cilët herë pas herë kërkonin vdekjen për shqiptarët. Në Greqi nuk kishte sesi të shkonte ndryshe, nëse Besnik Hasi fitonte, ai kishte bërë detyrën, nëse humbiste, atëherë kjo ndodhte pasi kishim të bënim me “shqiptarin”
Sikur të mos mjaftonte me kaq vazhduan dhe parullat “Kosova është Serbi”, e ndërsa ultrasit prisnin shkëndijën e vetme nga Hasi për të nisur luftën e tyre te prapambetur nacionaliste e për ta çuar në shkarkim, Hasi mjaftohet me një deklaratë të vetme për të mos heshtur e për të ruajtur identitetin e tij: “Po, jam nga Kosova e Shqipërisë, mjafton besoj”.
Pra edhe nëse ka nje Kosovë të Serbisë sipas ultrasve te Olympiakos, Besnik Hasi pa ia prishur fjalën ndoshta, me një diplomaci më shumë se të mrekullueshme, i’u bëri edhe njëherë të qartë se unë vij nga ajo “tjetra”, e Shqipërisë, që ndoshta iu ngjall pak panik dhe frikë, por kjo është e vërteta. /Shqipëria.ch/