You are here
Home > Futboll Bota > Kur bakshishi është më i madh se rroga, sikur të gjithë të kishin klient…Kristiano Ronaldon!

Kur bakshishi është më i madh se rroga, sikur të gjithë të kishin klient…Kristiano Ronaldon!

Kristiano Ronaldo nuk e ka ndërruar vendin ku kalon pushimet në këto kohë të nxehta të verës, duke zgjedhur sërish Kalamatan në Greqi. Sulmuesi i Juventusit ka mbërritur në resortin “Costa Navarino”, që shkonte përtej luksit me pishinën, palestrën, fushën e golfit dhe plazhit privat.

Pra gjithçka me komodidet maksimal, që yllit portugez të mos i mungonte asgjë. Thuhet rëndomtë se të gjithë vlejnë njësoj, por gjithmonë nuk duhet harruar se ka vende për përjashtime, Kristiano Ronaldo nuk mund të jetë një klient i rëndomtë.

Kjo figuron edhe te bakshishi i lënë, ku sipas mediave italiane, portugezi i ka lënë stafit rreth 20 mijë euro më shumë se tarifa e kërkuar. “PO”, sikur të gjithë të kishin një klient si Kristiano Ronaldo… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top