You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kuqezinjtë luajnë me Maqedoninë, u jepet përparësi futbollistëve që luajnë në Shqipëri

Kuqezinjtë luajnë me Maqedoninë, u jepet përparësi futbollistëve që luajnë në Shqipëri

 Shqipëria U-15 po përgatitet për 2 ndeshjet miqësore kundër skuadrës së  Maqedonisë, që luhen në 18 dhe 20 shtator. Ekipi i Kombëtares  U-15 ka filluar grumbullimin në qytetin e Korçës dhe pak minuta më përpara është bërë dhe zyrtarizimi i lojtarëve të grumbulluar.

“Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha, do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”, u shpreh Eqerem Memushaj për faqen zyrtare të FSHF-së.

Eqerem Memushaj ka grumbulluar kryesisht lojtarë që luajnë  vetëm në Shqipëri në kampionatet e grupmoshave dhe skuadrave zinxhirë.

Ndeshja e parë luhet në stadiumin “Skëndërbeu” te Korcës në orën 16:00. Ndërsa e datës 20 luhet në stadiumin “Biljanini” të Ohrit në Maqedoni në orën 16:00. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top