
Dionis Avdijaj është kthyer protagonist ditën e sotme, ku ka arritur të zhbllokojë shifrat në sfidën që kishte skuadra e tij Willem II përballë ekipit të AFC.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Hollandës, teksa skuadra e Willemit II, arriti të kualifikohej në raundin pasardhës me një fitore prej 3-0.
Përsa i përket lojtarit shqiptar, Dionis Avdijaj arriti të realizonte pas një pasimi të bukur që mori nga shoku i tij i skuadrës, duke e dërguar sferën ngjitur me traversën e portës dhe zhbllokoi rezultatin.
Dionis Avdijaj po përpiqet tē arrij formën e tij maksimale tek skuadra hollandeze ndonëse ka vetëm pak muaj që është bërë pjesë e tyre, ndërsa realizimet në Kupë duken të jenë specialiteti i preferuar. /Shqiperia.ch/