Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e turit të parë mesditën e sotme. Përballë njera tjrtrës kanë qenë skuadrat e superiors me ato të kategorisë së parë. Në hapin e parë skuadrat e “mëdha” nuk kanë gabuar por përkundrazi, kanë zhvilluar një lojë të qetë dhe me rezultatet e kërkuara. Skënderbeu, Luftëtari, Partizani e Kamza kanë fituar në takimet e sotme, duke e bërë më të lehtë vazhdimin për në turin e dytë, ndërsa Dinamo u mund në shtëpi nga Egnatia me rezultatin 0-1. Barazim janë mbyllur ndeshjet Korabi-Kastrioti dhe Burreli-Vllaznia me rezultatin 1-1 të dyja. Ndeshjet e kthimit, do të luhen pas 2 javësh./Shqipëria.ch/
Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Veleçiku-Skënderbeu 0-3
Vora-Luftëtari 0-4
Tërbuni-Partizani 0-1
Besa-Kamza 0-2
Burreli-Vllaznia 1-1
Korabi-Kastrioti 1-1
Dinamo-Egnatia 0-1
Besëlidhja-Erzeni 2-0