
Keidi Bare njihet si një futbollist me karakter vërtet shumë të fortë në fushën e lojës, me ndërhyrjet e tij që shpeshherë i kalojnë caqet. Në ndeshjen e fundit të Malagas iu afrua aq shumë kartonit të kuq, aqsa trajneri u detyrua ta largojë nga fusha.
Por këtë herë lojtari kuqezi u tregua më i paduruar, pasi u ndëshkua që në minutën e 30 me një “Kung Fu”. Vështirë se arbitri mund të bënte ndonjë dhuratë, pasi takat e Bares ishin thuajse drejt fytit të kundërshtarit. Një lojë e rrezikshme kjo, që ndodhi përpara syve të gjyqtarit.
Në kushte të tilla kartoni i kuq ishte i pashmangshëm, ndërsa lojtari shqiptar u largua mes lotëve nga fusha. Trajneri i ekipit spanjoll shkoi menjëherë për ta inkurajuar Baren, që në ato momente i kishte të gjitha nervat me vetveten. /Shqiperia.ch/