You are here
Home > Kryefaqja > Kundërshtari  i ëndrrave të Markut, presion ndaj kundërshtarit: Zoti duhet të ruajë shpirtin tënd!

Kundërshtari  i ëndrrave të Markut, presion ndaj kundërshtarit: Zoti duhet të ruajë shpirtin tënd!

Evenimenti që zhvillohet me datë 6 tetor në Las Vegas, përballja e shumë pritur nga e gjithë bota e UCF-së,  Conor McGregor  që sfidon Khabib Nurmagomedov.

Përballja e tyre e parë ishte në konferencën e shtypit që u zhvillua në Nju Jork, ku ashtu siç pritej ishte një debat i ashpër mes irlandezit dhe rusit, ku nuk munguan batutat, ofendimet dhe presionet mes tyre.

“Jam rikthyer. Khabib, Zoti ruajtë shpirtin tënd, pasi do të të mund dhe do të të tregoj vendin. Më beso kur ta them këtë gjë”, u shpreh irlandezi McGregor, ish kampioni botës i peshës së lehtë në UCF.

Irlandezi ka në total 23 fitore dhe 3 humbje, ndërsa gjatë prezantimit u shfaq si kampion dhe pse e ka humbur atë titull momentalisht.

Përsa i përket rivalit të tij, Nurmagomedov, numëron 26 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, ku gjithashtu rusi mban gjerdanin e peshës së lehtë. Për herë të parë, këtë titull do ta mbroj në sfidën që do të ketë kunder irlandezit McGregor.

Kjo përballje do të luhet datën 6 tetor në Las Vegas dhe është nga ato lloj sfidash që ja vlen të thuash shprehjen që karakterizon këtë vend: “Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top