Dy pritje spektakolare nga ana e Strakoshës kanë mjaftuar që Lazio të dal me pikë në takimin e sotëm. Portieri i Kombëtares sonë ka shpëtuar mrekullisht katërkëndshin e lacialëve nga një gol mjaft i sigurtë. Empoli synoi shancin e fundit ndaj kryeqytetasve, që për pak rezultoi fatal. Strakoshës nuk i gabon instiktit dhe me një pritje fantastike ruan aantazhin 0-1 deri në sekondat e fundit.
Një super formë e 23-vjeçarit i cili ndeshje pas ndeshje tregon se po kthehet në një guardian të vërtetë. Edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, Strakosha padyshim ka qenë një nga lojtarët kyç të Kombëtares ndonëse nuk u ndihmua sa duhet nga ekipi. Pritjet e Thomasit ishin një gol i dytë për Lacion, të cilët kthehen në shtëpi me tre pikët e rradhës në renditje e kësaj jave./Shqipëria.çh/