You are here
Home > Futboll Bota > Kundërshtarët vendosin duart në kokë, Ndoj feston me ekipin…si për titullin kampion

Kundërshtarët vendosin duart në kokë, Ndoj feston me ekipin…si për titullin kampion

Emocione fantastike kanë ardhur në fundin e ndeshjes së sotme të luajtur në Serinë B, atje ku Palermo u përballë me Breshian. Flitej për një takim mes vendit të dytë dhe atij të parë, por renditja e kampionatit nuk ndryshoi, pasi u mbyll në shifrat 1-1.

Minutat e fundit të ndeshjes do të ofronin emocione të papërshkrueshme për kundërshtarët, teksa pas një gjysmë krosimi dhe gjysmë goditje të bërë nga ana e Tremoladas, topi do të ndalej në rrjetë. Portieri ishte tërësisht i papërgatitur, ndërsa lojtarët e Palermos u gjendën me duart në kokë.

Askush nuk i besonte syve, ndërsa nga kampi tjetër nisi festa e madhe si për fitimin e kampionatit. Me Breshian aktivizohet edhe mesfushori i Shqipërisë, Ndoji. Ai është një titullar i padiskutueshëm për këtë skuadër, ndërsa edhe në ditën e sotme ka luajtur për 90 minuta, duke qenë tek më të mirët në fushë. Kjo skuadër është shumë pranë ngjitjes në elitën e kampionatit italian dhe e gjitha duket vetëm çështje kohe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top