Emocione fantastike kanë ardhur në fundin e ndeshjes së sotme të luajtur në Serinë B, atje ku Palermo u përballë me Breshian. Flitej për një takim mes vendit të dytë dhe atij të parë, por renditja e kampionatit nuk ndryshoi, pasi u mbyll në shifrat 1-1.
Minutat e fundit të ndeshjes do të ofronin emocione të papërshkrueshme për kundërshtarët, teksa pas një gjysmë krosimi dhe gjysmë goditje të bërë nga ana e Tremoladas, topi do të ndalej në rrjetë. Portieri ishte tërësisht i papërgatitur, ndërsa lojtarët e Palermos u gjendën me duart në kokë.
Askush nuk i besonte syve, ndërsa nga kampi tjetër nisi festa e madhe si për fitimin e kampionatit. Me Breshian aktivizohet edhe mesfushori i Shqipërisë, Ndoji. Ai është një titullar i padiskutueshëm për këtë skuadër, ndërsa edhe në ditën e sotme ka luajtur për 90 minuta, duke qenë tek më të mirët në fushë. Kjo skuadër është shumë pranë ngjitjes në elitën e kampionatit italian dhe e gjitha duket vetëm çështje kohe. /Shqiperia.ch/