
“Magdeburgu fitoi, por ata kishin fjetur gjithë natën në kishë”, kështu u shpreh me humor Mërgim Mavraj, në humbjen që ekipi i tij pësoi në javën e kaluar. Ingolshtadi e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin direkt të mbijetesës, për ta nisur nga mbajtja e topit, pasimet e sakta dhe gjuajtjet në portë.
Por me shansin e vetëm që rivalët kishin, e shfrytëzuan atë për të fituar në transfertë me rezultatin 0-1. Megjithatë kjo i përket së shkuarës dhe Ingolshtadi ka rigjetur fitoren dhe shpresën për mbijetesë. Këtë herë duke marrë 3 pikë me shumë vlerë, pasi kanë mundur me rezultatin 0-3 Aue.
Një fitore e tillë ishte e detyruar për skuadrën gjermane ku bën pjesë edhe Mavraj, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë duket se ka gjetur edhe nivelin e tij më të mirë, duke qenë siguri për prapavijën. /Shqiperia.ch/