You are here
Home > Kombëtarja > “Kumbullën dhe Rrahmanin nuk i donte asnjë”, trajneri i Veronës: Tani janë lojtarë të shkëlqyer

“Kumbullën dhe Rrahmanin nuk i donte asnjë”, trajneri i Veronës: Tani janë lojtarë të shkëlqyer

Verona e ka humbur përballjen e sotme ndaj Napolit në shifrat 0-2, ku pavarësisht qendresës dhe skemave të përgatitura nga Juric, në fund fitoi kualiteti. Skuadra e Gatuzos ka grumbulluar tre pikë me shumë vlera duke parë kundërshtarin që kishte përballë, atje ku u mund edhe Juventusi.

Një surprizë e vërtetë është Verona e këtij sezoni në Seria A. Shumëkush e priste që të luftonte për të mos rënë nga Kategoria, por objektivi tani është arritja në Europë. Ndërkohë në këtë skuadër janë prodhuar edhe disa futbollistë “anonimë’ nga më para, që kanë fituar vëmendjen e shumë skuadrave të njohura. Mes tyre është veçuar treshja e mbrojtjes, Amrabat, Rrahmani dhe Kumbulla.

Menjëherë pas përballjes së humbur kundër Napolit, Juric i rikujton opinionit në Itali dhe tifozëve lojtarët që ka krijuar te Verona. “Më vjen keq që kemi humbur se meritonim më shumë. Kemi krijuar raste, por ky ishte rezultati që na penalizoi. Dua të mendoj më tepër për ndeshjen e radhës. Në skuadër kemi marrë djemtë që nuk i donte asnjë. Amrabat ishte në huazim, Rrahmani ka ardhur për dy milionë euro dhe Kumbulla që ishte me të rinjtë.

Ata u rritën dhe u bënë futbollistë të shkëlqyer. Dy të parët i kam humbur tani, ndërsa Marashi është në treg për t’u transferuar, nuk varet nga mua, por nga klubi”, u shpreh Juric. Nga tre futbollistët e sipërpërmendur vetëm Kumbulla nuk e di ende zyrtarisht ekipin me të cilin do të luajë në sezonin tjetër, ku Juventusi dhe Interi janë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top