You are here
Home > Kombëtarja > Kumbulla në konferencë: Më pëlqen shumë Kielini, një ëndërr që sapo ka nisur

Kumbulla në konferencë: Më pëlqen shumë Kielini, një ëndërr që sapo ka nisur

Marash Kumbulla është një tjetër futbollist që do të shihet më vëmendje nga trajneri Reja për dy takimet e radhës që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Francës dhe Islandës. Me ekipin e Veronës po përjeton një moment të artë, ndërsa po luan në elitën e futbollit italian si titullar.

Kumbulla është shprehur se i pëlqen të ndjek modelinin e Kielinit, pa harruar edhe gjithë gëzimin që është pjesë e Shqipërisë A, pasi është vetëm 19-vjeç.

“Është një ëndërr që sapo ka nisur për mua. Trajneri Juriç më ka dhënë shumë besim dhe shpresoj se do të luaj në gjithë kampionatin e Serisë A. Mendoj vetëm për ekipin e Veronës tani, normal që shpresoj të shkoj sa më lart të mundem.

Si lojtar dhe mbrojtës më pëlqen më shumë Kielini.Isha shumë i emocionuar sepse jam ende i ri, mund të luaj prap me U-21. Këtu më duket shumë mirë, pasi ka lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje me ekipin kombëtar”, ka thënë Kumbulla.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top