You are here
Home > Futboll Bota > Kukeli bën prapakthehu në Zvicër, trajneri i Sionit: Presidentin e bind me video dhe foto!

Kukeli bën prapakthehu në Zvicër, trajneri i Sionit: Presidentin e bind me video dhe foto!

Burim Kukeli është rikthyer në skuadrën e Sionit, pas një dëmtimi që e la jashtë fushës për një kohë shumë të gjatë. Në Zvicër e kishin dhënë si fakt të kryer, se mesfushori shqiptar do të largohej në merkaton e janarit.

Problem më vete do të ishte për Kukelin, pasi në moshën 35-vjeçare pakkush do t’i besonte për ta marrë në skuadër. Një sinjal i mirë vjen nga trajneri i Sionit, Murat Yakin, që garanton hapësirën për futbollistin shqiptar në një intervistë për “Blick.ch”.

“Burim Kukeli është fizikisht i aftë dhe po rikthehet ngadalë. Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe ka një shans shumë të mirë për të luajtur në gjysmën e dytë të sezonit”.

Kur pyetet në lidhje me presidentin dhe një shqetësimi të mundshëm në lidhje me humbjet miqësore, Yakin me fjalët e tij tregon: “Jo, nuk e di nëse presidenti ka ardhurnë kampin tonë stërvitor dhe për miqësoret që po zhvillojmë. Ne kemi gjithçka në kontroll. I jap atij video, foto dhe i dërgoj sms”, u shpreh Yakin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top