
Futbolli në ditët e sotme ka ndryshuar shumë me atë që ka qënë dikur. Kjo për shkak edhe të modernizimit dhe shumë faktorëve të tjerë. Tashmë jemi në kohën që futbollistët nuk mendojnë më vetëm për ekipin, por vetëm për prestigjin e tyre personal.
I tillë ishte dhe rasti i ditës së djeshme gjatë sfidës Xhenoa-Atalanta, ku sulmuesi Piatek realizoi golin e parë të sfidës. Një goditje me me kokë e tij, ndërsa topi devijohet në mënyrë të gabuar nga Toloi, duke përfunduar në rrjetën e Etrit Berishës. Menjeherë pas përfundimit të sfidës, sulmuesi Piatek deklaroi se goli duhet të quhet i tiji dhe pse trajektorja e topit u devijua, duke pasur këtë temë si diskutimin thelbësor. “Kam shënuar dopietë dhe jo një gol. Ishte realizimi im në të parin, Seria A ta shoh me vëmendjen”.
Në kohët e sotme realizimi personal ka shumë rëndësi për lojtarët, pasi askujt më nuk i intereson nëse humb apo fiton skuadra që ai është pjesë. Kjo gjë është një nga ato arsyet që “futbolli klasik” mungon ditëve të sotme. Mjafton të kujtojmë deklaratat e ish-lojtarëve që kanë qënë pjesë me skuadra të ndryshme, ku mund të citojmë se në qoftë se humbisnin një ndeshje derbi, lojtarët e skuadrës që humbnin nuk dilnin dot në rrugët kryesore të qytetit. Një diferencë kjo tejet e madhe, pasi sot gjërat kanë ndryshuar dhe çdo lojtar mendon për veten e tij dhe jo për skuadrën. Pavarësisht se Xhenoa ia doli ndaj Atalantës, por rekordet personale kurrsesi nuk mund të kthehen në diskutime nëse bëhet fjalë për klubin. /Shqiperia.ch/