You are here
Home > Futboll Bota > Ku jemi këtu? Për çaj dhe ushqime gjatë pushimit, në Beograd gazetari ndihet si në “luftë”

Ku jemi këtu? Për çaj dhe ushqime gjatë pushimit, në Beograd gazetari ndihet si në “luftë”

Liverpuli ka luajtur në ditën e djeshme ndaj Crevena Zvezdës, duke e humbur takimin me rezultatin 2-0.

Një humbje e cila ka surprizuar jo pak tifozët dhe sportdashësit europianë, që jo vetëm prisnin fitoren e anglezëve, por me një rezultat tenistik. Megjithatë, duhet thënë se ajo atmosferë që gjendej në Beograd, mund t’i përkiste gjithçkaje, por vetëm jo një ndeshje futbolli.

Do të ishte gazetari James Montague i cili do të filmonte dhe postonte në “Twitter”, pak nga ambienti i stadiumit të Beogradit. Në përfundimin e pjesës së parë, gazetari në fjalë ka dalë për të marrë çaj dhe disa ushqime të shpejta, por tuneli në të cilin ai kaloi, ishte i pushtuar nga policët, si të flitej për një arenë lufte.

Ishin vetë drejtuesit e klubit serb që nuk e kishin besimin te tifozët e tyre, duke marrë masa të ekzagjeruara deri diku sigurie, për një ndeshje futbolli, megjithëse Xherdan Shaqiri ngeli jashtë ekipit në këtë transfertë. E njëjta situatë përfshihej edhe në ambientin përpara se gazetarët të mbërrinin në konferencën për shtyp, policia do të ishte më e shumtë në numër se vetë protagonistët e fushës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top