
Legjionari kuqezi ku prej tre vitesh është pjesë e klubit të Napolit, Elseid Hysaj, ka dhënë një intervistë për radion “Kiss Kiss”. Lojtari shqiptar, duket se është rikthyer edhe një herë në qëndër të mediave italiane, ndërsa ka komentuar mbi gjendjen e tij dhe situatën që po kalon tek Napoli.
Elseid Hysaj gjithashtu ka folur edhe për një ndër lojtarët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldon, ku me yllin portugez është ndeshur jo vetëm në kampionatin italian por edhe me Kombëtaren. Mbrojtësi u shpreh se ishte tepër i lumtur që një nga lojtarët më të mirë akoma nuk i ka shënuar skuadrave që ai është pjesë, si Napolit dhe Shqipërisë.
“Ronaldo nuk ka mundur të shënojë kurrë kundër meje, por këtë herën e fundit ka bërë asist. Unë jam gjithmonë i lumtur kur ekipi i Napolit nuk pëson gol”, u shpreh Elseidi.
Në ndeshjen e fundit që Hysaj luajti kundër yllit portugez, Kristiano Ronaldo arriti të përfitonte nga një gabim i legjionarit, ndërsa e surprizoi jo pak me lëvizjen e tij. Ndonëse ky gol erdhi për faj të Elseid Hysajt, mbrojtësi shqiptar e ka thumbuar në distancë Kristianon. Menjëherë pas deklaratës së lojtarit të Napolit, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi në rrjetet sociale të tifozëve juventinë, ku menjëherë i rikujtojnë mbrojtësin këtë gafë dhe atë top që i humb nga sytë, falë lëvizjes së yllit portugez. /Shqiperia.ch/
Hysaj: “Ronaldo never scored against me.”
• Missed the ball
• Got bullied by RonaldoIN LESS THAN 10 SECONDS! pic.twitter.com/C48413F1gR
— JUVENTUS BELGIUM (@JuventusBelgium) October 18, 2018