
Ditën e sotme në zyrat e Federatës së Futbollit Shqiptar, ka qenë një mysafir i veçantë. Ishte pikërisht numri një i futbollit anglez, Greg Clarke, i cili pati një vizitë zyrtare në Shqipëri me homologun e tij Armando Duka.
Në këtë takim kokë më kokë, Greg Clarke ka falenderuar presidentin Duka për një pritje miqësore që iu realizua, ku gjithashtu presidenti i Federatës Angleze u shpreh tepër i impresionuar nga arritjet që ka kryer futbolli shqiptar në 10 vitet e fundit. Ai gjithashtu vlerësoi punën që është kryer dhe arritjet e mëdha që ka arritur një vend i vogël si Shqipëria. Greg Clarke u shpreh se do të ngre edhe zërin e tij në institucione si UEFA dhe FIFA, që të kontribojnë më shumë në vendet si Shqipëria.
“Jam i impresionuar nga rritja që ka pësuar futbolli shqiptar në dekadën e fundit. Një punë e mirë dhe arritje të mëdha janë shënuar nga një vend i vogël si Shqipëria. Ne do të lobojmë dhe nxisim fort UEFA-n dhe FIFA-n për të kontribuar më shumë për vendet në zhvillim. Sëbashku do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të arritur suksese më të mëdha në të ardhmen. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen e Federatës angleze dhe për t’iu suportuar në çdo hap tuajin, për të dhënë eksperiencën tonë në procesin e vazhdueshëm të rritjes”, u shpreh Clarke pas takimit që pati me z.Duka. /Shqiperia.ch/