You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kryeredaktori i Panorama Sport i kërkon biletat lirë, Duka: Po ti përse nuk e shet falas gazetën?

Kryeredaktori i Panorama Sport i kërkon biletat lirë, Duka: Po ti përse nuk e shet falas gazetën?

Shqipëria nuk ka arritur të bind dhe fitojë zemrat e gjithë tifozëve në ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kombeve. Ato humbje në miqësore e kishin rënduar disi gjendjen e besimit te Kombëtarja, ndërsa aji dështim ndaj Skocisë e përforcoi edhe më shumë.

Për Panuçin u përfol shumë për një largim të mundshëm, por presidenti i FSHF-së e ka bërë disa herë të qartë, se tekniku italian nuk do të largohet. I ftuar në emisionin “Zona Gol”, që transmetohet në “Supersport”, Armando Duka është shprehur se një çështje “Panuçi” nuk ka ekzistuar kurrë.

“Dy ndeshjet e Shqipërisë? Do të isha i kënaqur që të kishim 6 pikë dhe më shumë gola të shënuar, por ja që nuk ishte e mundur.

Unë kam dhënë një mendim timin në lidhje me çështjen “Panuçi”, nuk ka ekzistuar një e tillë. Nuk mund të kryqëzohet tekniku për një humbje të pësuar ndaj Skocisë.

Nuk mund ta konsiderojmë si një tragjedi, megjithëse duhet ta analizojmë takimin për të nxjerrë problemet tona. Kërkesat dhe përgjjegjësitë mbi lojtarët janë rritur, fundja vetë na kanë mësuar me arritjen në Europian. Nuk jam duke folur se Panuçi ka bërë gjithçka, në mënyrën më të mirë, por të gjitha këto kritika kundrejt tij, mua më duken të orkestruara.

Është krijuar një opinion nga gazetarët, që Panuçi ka lënë jashtë shumë futbollistë titullarë, për të provuar të rinjtë. Kjo është një gabim në informim. Panuçi ka lënë jashtë vetëm Ansi Agollin, pjesa tjetër e lojtarëve kanë qenë të pamundur për luajtur për Shqipërinë për shkak dëmtimesh.

Nuk e di se përse thoni se Panuçi nuk ka marrëdhënie të mira me mediat. Nëse e keni fjalën për kafe, dreka dhe darka, atëherë është problem tjetër.

Unë trajnerët i mbeshtes maksimalisht, këtë e kam bërë edhe me Bushin dhe Bogdanin.Duke pasur kompeticionin e të rinjve, si në rastin e Bogdanit, që të analizojmë gabimet e tij. Ai e meriton të paktën edhe një shans tjetër. Më pas mund të vendosim edhe

Ironia me kryeredaktorin e Panorama Sport, Jetmir Halilaj: “Unë do të dëshiroja që t’i jepja biletat gjithmonë falas për tifozët,nëse do të ishte e mundur, por Federata duhet të marrë diçka. Po ti, përse nuk e shet falas gazetën tënde”, ka folur për “Supersport”, presidenti i FSHF-së, Armando Duka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top