
Thomas Strakosha është një ndër portierët më në zë të momentit, teksa pas tij i janë vënë shumë skuadra të mëdha europiane. Gardiani kuqezi i cili mbron portën e Lacios duket se ka zbuluar një nga sekretet e tij.
Në rrjetin e tij social “Instagram”, ai ka publikuar një foto të rreperit të famshëm Eminem. Strakosha tregon që është një fans i këngëtarit amerikan, teksa krenohet me faktin se albumi i fundit i rrepistit është albumi më i shitur në vitin 2018. Talenti shqiptar duket se është një nga personat e shumtë që frymëzohen nga Eminem. E në fund? Strakosha ka vetëm një porosi për kritikët e tij, që ata të heshtin. /Shqiperia.ch/