You are here
Home > Futboll Bota > Kritikët të heshtin! Shqiptarët te Lacio jo vetëm falë Tares, Valon Berisha është “heroi” me Parmën

Kritikët të heshtin! Shqiptarët te Lacio jo vetëm falë Tares, Valon Berisha është “heroi” me Parmën

Ditën e sotme skuadra e Lacios, ku luajnë shqiptarët Strakosha dhe Valon Berisha ka rritur të triumfojnë me rezultatin 2-0 në transfertën e Parmës. Valon Berisha u bë protagonist në këtë sfidë, ku kishte meritën e plotë në zhbllokimin e shifrave.

Ndonëse në këtë përballje nuk  ishte titullarë me ekipin lacial, Valon Berisha, u aktivizua në minutën e 57, duke i zënë vendin Lukas Leivës. Dardanasi arriti që në minutën e 80 të fitonte një penallti, që u shndërrua në gol nga sulmuesi italian, Çiro Imobile. Sulmuesi i përfaqësueses  së Kosovës ndihmoi skuadrën e Lazios t’ia hidhte paq nga një trasnfertë shumë të vështirë si ajo e Parmës, ndërsa goli i dytë erdhi kur e gjithë ekipi i Parmës ishte hedhur në sulm në sekondat e fundit.

Valon Berisha javë pas jave po arrin të fitojë besimin e trajnerit të ekipi të Lazios, ku me këto ritme shumë shpejt do ta shohim titullarë me të kaltërit. Kujtojmë që para pak ditësh numri një i pankinës laciale, Simone Inzaghi, u shpreh se ishte tepër i kënaqur me dardanasit dhe se po rikthehet në formën e tij më të mirë. Kështu pra, Valon Berisha u tregon edhe njëherë kritikëve italianë, se futbollistët shqiptarë nuk shkojnë tek Lacio vetëm falë Igli Tares, por edhe me meritat e tyre. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top