You are here
Home > Kombëtarja > Kritika për Xhakën dhe Binakun, kritiku Starova e ka me Panuçin: Krenohet, portierin kishte më të mirin

Kritika për Xhakën dhe Binakun, kritiku Starova e ka me Panuçin: Krenohet, portierin kishte më të mirin

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme, teksa ka arritur të mund Izraelin me rezultatin 1-0.

Një predhë e Xhakës i ka dhënë Shqipërisë tre pikët e arta, por i ka siguruar vendin edhe trajnerit Panuçi, që përpara kësaj ndeshje, ishte jo pak në rrezik. Kritikat për trajnerin italian vazhdojnë, pavarësisht kësaj fitore të rëndësishme ndaj Izaelit.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, tekniku i njohur shqiptar, Starova, ka kritikuar Panuçin, teksa shprehet se nuk është mirë kur futbollisti i ndeshjes del një portier.

“Morëm një fitore me vuajtje por shumë të rëndësishme. Veçanërisht për meritë të Strakoshës. Nuk është mirë kur fitorja është për meritë të Strakoshës. Pikët më shumë janë të vlefshme për Panuçin. Dua të kritikoj lojën. Kundërshtari u reshtua 4-4-2 kurse ne 4-3-3. Të dy sulmuesit tonë kanë qenë shumë të vetmuar. Loja e Hykës dhe Gavazajt kishte një hapësirë të madhe. Strakosha ishte heroi. Xhaka inekzistent.

Memushaj bëri të pamundurën për t’iu afruar sulmuesit. Nuk më pëlqeu entuziazmi në pjesën e parë. Skuadra ishte e frikësuar. Ndoshta mund ta ketë përcjellë trajneri këtë gjë. Kjo ndeshje hyn te lojërat e dobëta. Me këtë nivel nuk kam besim. Duhet të risim cilësinë në sulm. Panuçi është më i qetë, duhet të përvesh mëngët e të rregullojë shumë gjëra. Jam i bindur që Ansi Agolli do luante shkëlqyeshëm, por Binaku ishte një lojtar taktik shumë i mirë, duhet të rregullojë aspektin mbrojtës. Nuk është se luajtëm më mirë se ato, thjesht bëmë golin.

Panuçi provokohet aq keq sa bëhet i pa dëgjueshëm dhe shikueshëm. U nxeha unë me përgjigjen e atij pas ndeshjes. Tha që Izraeli na vuri në vështirësi, por jo për meritën e tyre, por për gabimet tona. Në të dyja rastet është gabim. Sepse e para e punës, sepse për meritë të kundërshtarit u krijuan 5 raste, deri në minutën e 50-të”, u shpreh Starova. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top