Lazio e sheh vetën në vendin e gjtatë pas po aq javëve në kuotën e 10 pikëve. Si një element i çmuar i kryeqytetasve mbetet porta që vijon të ruhet e sigurtë. Jo vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Xhenovës por edhe në ndeshjen ndaj Interit portier shqiptar shpëtoi portën nga gola të sigurtë.
Paraqitja fantastike e Strakoshës nuk kishte si mos të vihej në dukje edhe nga ishat e Lazios. Antonio Lopez, ish-mesfushor, ka folur për ecurinë e të kaltërve duke vlerësuar paraqitjet e gardianit shqiptar. Megjithatë ka vend edhe për pak kritita të pranueshme që i bëjnë mirë çdokujt.
“Kundër Xhenovës Strakosha tregoi cilësitë e tij. Ai realizoi disa ndërhyrje të mahnitshme. Është një portier i besueshëm. Ndonjëherë bën gabime, por si të gjithë “-tha Lopez./Shqiperia.ch/