” Po, është e vërtetë. Më duhet ta pranoj. Kam gabuar me zgjedhjet e mia këto dy ndeshje. Kam gabuar se nuk e njihja mirë ekipin, nuk kam pasur mundësinë të njihja lojtarët në fushën e lojës. Ndoshta dhe fiziku i lojtarëve nga qendrimi në stol në klubet e tyre por nuk dua të justifikohem. Ishte dhe pak gabimi im në gjithë këtë”
Një deklaratë e tillë, e sinqertë pas Maqedonisë ka shumë për tu duartrokitur më shumë se kritikuar. Pannuci ishte burrëria, guximi dhe pranimi i së vërtetës, që sikur të ishin më të shumtë shqipëtarët që t’i kishin këto virtyte, e sidomos politikanët, Shqipëria do të ishte jo vetëm parajsa e Ballkanit, por mbi të gjitha e Europës.
Pannuci ishte autokritika, kjo në një Shqipëri në të cilën ku cdo njeri i’a hedh fajin tjetrit, ka sërisht vetëm për t’u duartrokitur. Këtu jemi ne ata që e morrëm dicka prej Pannucit, një leksion të mirë. Por, gjithmonë e ka një por…Në fakt, Pannuci nuk e vazhdoi deri në fund këtë sinqeritet të tepërt. Menjëherë pas kësaj vjen dhe deklarata tjetër që bie ndesh, keqas madje me të parën. “Luftuam si shqipëtarë të vërtetë, mund edhe të kishim humbur në Strumicë”.
Më shumë se një sinqeritet i tij, kjo ishte nje deklaratë e sforcuar për të ngjallur pozitivitet tek publiku shqipëtarë, duke parë se sa shumë impresionohet ai nga këto deklarata, dhe duke vazhduar gjurmët e tij… De Biazit. Pasi është e pamundur, jo vetëm Pannuci, por cdo ardhje e re do e vuaj këtë krahasim, me De Biazin “historik”.
Por vetëm se dicka nuk shkon. De Biazi deklaratat patrioke, i bëri pasi na impresionoi me rezultatet e tij dhe jo sa futi “këmbët”. Nëse Pannuci pranoi se nuk ka pasur kohë për të ndjekur lojtarët tanë dhe për t’i njohur mirë, vallë a i ka dalë koha për tu informuar mbi luftëtarët tanë? Sigurisht që është paksa qesharake, të pretendosh se di për mënyrën e të luftuarit të shqipëtarëve me 2 muaj në Shqipëri.
Tani është rradha jonë, e opionionit publik. Ashtu si e morrëm shpejtë një leksion prej tij, ashtu dhe duhet t’ia kthejm. Shqipëtarët nuk kalojnë në vetkënaqësi me deklarata të tilla, ajo kohë ka kaluar, tashmë e masim tjetrin me peshoren e vlerësimit. Përvec kësaj cdo shenjë tjetër e Pannucit është më shumë se pozitive.
Objektivin e vet, “amanetin” e De Biazit u tregua i aftë ta dërgonte në fund, Shqipëria vendi i 3 praktikisht e mbyllur. Nëse do të tregohej i paaftë në Maqedoni, Shqipëria do e rrezikonte këtë pozitë. Pra kjo tregon se Pannuci vlen edhe si tranjer, përvecse një lojtar i zoti.
E mira asnjëherë nuk ka fund dhe Shqipëria mund të dilte me 6 pikë ato ndeshje. Por fillimisht nuk morrëm asnjë goditje në portë nga Lihteshtanji dhe kjo është një arritje e vogël. Nuk kanë qenë të largëta kohët kur Shqipëria sulmohej pafundësisht nga këta “modestë”. Me Maqedoninë mund të merrej më tepër nëse albitri, dhe lojtarët tanë do të ishin në lartësinë e duhur. Gjysma e lojtarëve në fushë ishin rezerva në ekipin e tyre dhe kjo nuk është pak. Ata nuk munden ta përballojnë një ndeshje të këtij niveli deri në fund, Pannucit nuk i lejohet ti kthehet sërisht fushës, prandaj në këtë pikë ka bërë maksimumin. Një njeri i aftë dhe shumë i zgjuar, por kujdes mister, shqipëtarët janë edhe më shumë.
Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH