
Kështu është raportuar nga ana e italianëve dhe sa histori emocionuese që është ajo e Vrionit, afrimit më të ri të Shqipërisë, sa i përket ndeshjeve që zhvilluam ndaj Jordanisë dhe Izraelit.
Në një artikull të dedikuar nga ana e “Calciomeracatos” për sulmuesin Vrioni, shkruhej se ky i fundit është krenaria më e madhe e babait Arber dhe mamasë Rita.
“Që në momentin kur Vrioni lindi, 15 tetor në vitin 1998, dëshira më e madhe e babait të tij, ishte të shihte trashgëimtarin veshur me fanellën e Shqipërisë. Ndodhi më parë në një farë mënyre, teksa sulmuesi u paraqit me Shqipërinë U-21, madje duke shënuar një gol historik për ta ndaj Italisë U-21, në atë humbje me rezultatin 3-1.
Me cilësi të padyshimta, Vrioni është një futbollist i Sampdorias, teksa me të rinjtë e kësaj skuadre, ka shënuar 17 gola në dy sezone. Për të mbërritur te ajo ftesë e Panuçit, teksa ky i fundit i beson dhe pse rrezikonte jo pak stolin e tij. Në sytë e babait Arben dhe mamasë Rita që e ndjekin atë gjithmonë, hap pas hapi, qëllim pas qëllimi, që nga 15 tetori i 1998”, shkruhej nga “Calciomercato”.
Sot Vrioni feston datëlindjen e tij të 20, ndërsa prindërit e tij morrën dhuratën më të bukur për djalin e tyre, debutimin me fanellën e Shqipërisë. /Shqipëria.ch/