
Jemi mësuar rëndomtë që sa herë të bëhet fjalë për shqiptarët në Itali, grabitjet dhe krimet të jenë kryefjala. Të ndikuar nga rrethanat dhe pozitat në të cilat gjendeshin, padyshim që shumë bashkëkombas tanë kanë zgjedhur rrugë të gabuara në Europë.
Por nuk është vetëm ana e errët e shqiptarëve që pasqyrohet, medalja ka edhe anën tjetër. Ashtu si historia e Igli Tares, që pa dokumenta do të linte vendin në kushte të vështira. Gjatë mbrëmjes së djeshme, sipas asaj që transmetojnë mediat laciale, Tare është shpallur nga prestigjozja italiane “Corriere dello Sport” si drejtori sportiv më i mirë në Itali.
Nuk është hera e parë kjo që ndodh me Taren, ndërsa padyshim është njē tjetër moment krenarie për shqiptarët. Në elitën e futbollit italian dhe në një nga kampionatet kryesore të Europës, “nuhatësi” më i mirë i talenteve është një shqiptar. /Shqiperia.ch/