
Krenari! Futbollisti i Shqipwrisw, pwrzgjidhet si mw i miri nw botw
Në 22 lojtarët më të mirë në botë për javën që lamë pas, bëjnë pjesë dhe dy lojtarë shqiptarë që janë Thomas Strakosha dhe Granit Xhaka. FIFA në bashkëpunim me Ea Sports, përzgjedhin si çdo javë 22 lojtarët më të mirë në botë.
Thomas Strakosha është njëri prej tyre, i cili me paraqitjen në ndeshjen e fundit në ndeshjen kundër Empolit dhe veçanërisht me pritjen në minutën e fundit që u cilësua si “ pritja më e bukur e javës”. Natyrisht që do të ishte mëkat në qoftë se emri i tij nuk do të ishte pjesë e kësaj liste.
Për sa i përket Granit Xhakës, është një tjetër shqiptarë që i bashkangjitet gardianit të portës së Kombëtares sonë . Xhaka arriti të bënte një lojë të pëlqyeshme kundrejt Njukasëllit ne “Premier League”, ndërsa arriti dhe të shënonte golin e parë të sfidës për ekipin e tij Arsenalin. /Shqipëria.ch/