You are here
Home > Futboll Bota > Krenari edhe mes turpërimit! Somer nuk pranon varësinë nga Xhaka: Ishte budallallëk!

Krenari edhe mes turpërimit! Somer nuk pranon varësinë nga Xhaka: Ishte budallallëk!

Një barazim i hidhur dhe turpërues ishte ai i djeshmi për Zvicrën ndaj Danimarkës. Helvetët e menduan takimin e mbyllur, pasi po kryesonin me rezultatin 3-0 ndaj ekipit kundërshtar. Trajneri filloi të largonte titullarët, madje edhe kapitenin Granit Xhaka.

Por menjëherë erdhi edhe reagimi i danezëve, që arritin të barazonin gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. Mes këtij turpërimi, portieri Somer tregon edhe krenari të tepruar. Kur gazetari zviceran e pyet nëse kjo kthesë erdhi edhe nga largimi i Xhakës nga fusha, portieri i Zvicrës nuk e pranon një gjë të tillë.

“Largimi i Xhakës nuk ishte një arsye për atë ndryshim të lojës. Sigurisht që është lojtar i rëndësishëm për ne. Por ne kishim shumë tension dhe e gjitha ajo që ndodhi, ishte thjeshtë një budallallëk”, tha Somer pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top