You are here
Home > Kombëtarja > Krahu i majtë është siguruar, Panucci ka afruar një super Egzon Binaku

Krahu i majtë është siguruar, Panucci ka afruar një super Egzon Binaku

Surpriza e formacionit të Panuccit ishte padyshim krahu i majtë. Ansi Agolli udhëtoi nga Azerbaxhani enkas për Kombëtaren por tekniku italian kishte plane të tjera. Në vendin e tij Binaku.

Mbrojtësi 23 vjeçar debutoi për të parën herë, made në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga krahu i tij loja është nën kontrollin. Luan qetë, spastron zonën, pason bukur, nxjerr aksione, dhe shkon deri në sulm për të ndihmuar në finalizimin e aksioneve. Izraelitët tentojnë të depërtojnë në qendër.

Nga e majta e kanë të pamundur duke devijuar lojën e tyre. Mbase miqtë nuk e kishin llogaritur këtë pjesë por Panucci po. Binaku nuk shfaq shenja lodhje, minutë pas minute në lëvizje dhe krijimtar në organizimin e lojës. Të pakta fjalët për Binakun por më positive të mundshme. Një gjë është e sigurtë. Krahu i majtë është i sigurtë. Panucci di çka afruar. Investimi më i mirë është tek të rinjtë dhe Binaku është një produkt që në Kombëtare do të kthehet një një lojtar të pazvendësueshëm. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top