You are here
Home > Kombëtarja > Krahasimi tipik italian për portierin e Shqipërisë: Ka dorën e Zotit dhe këmbët që të shpëtojnë jetën

Krahasimi tipik italian për portierin e Shqipërisë: Ka dorën e Zotit dhe këmbët që të shpëtojnë jetën

Italianët gjithmonë kanë shërbyer si një shembull për shqiptarët, pothuajse në çdo fushë. Ndonjëherë e tepruar, e herë të tjera jo, në Itali e kanë treguar gjithmonë lartësinë në të cilën gjenden dhe diferencën që ata bëjnë nga të tjerët.

Krahasimi që vjen nga “El Messagero” për portierin e Kombëtares, Thomas Strakoshën, është i po së njëjtës lartësi. Megjithëse e ndarë në pjesë të ndryshme të pasqyrimit të shkrimit, për performancën e Thomas Strakoshës ndaj Empolit, një përshkrim fantastik ishte ai me anë të këtyre fjalëve: “Duart e Zotit dhe këmbët që të shpëtojnë jetën”.

Pikërisht falë këmbëve, portieri shqiptar arriti të fitonte sërish besimin e gjithë sportdashësve në Itali. Përpara kësaj ndeshje, dyshimet kishin nisur të shtoheshin te Strakosha, por mjaftojnë 90 minuta që ai të ngrihet sërish në piedestal. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top