Shumë krahasime, komente dhe aludime mbi gjendjen e Elseid Hysajt te Napoli, por pavarësisht të gjitha, mbrojtësi shqiptar vazhdon të jetë titullar te italianët.
Megjithatë, nëse shohim retrospektivën dhe nivelin që shkodrani ka treguar më parë, mund të dallojmë lehtësisht një rënie në formën e tij. Për të pasqyruar në mënyrën më të mirë të mundshme gjendjen e Hysajt, ka menduar “Calcionapoli1926.it”, me një krahasim që nuk e ka një të dytë.
“Historia e Hysajt? Ai duket si një mbrojtës që i ka humbur të gjitha cilësitë, thuajse si në vitin 1996 në filmin ku Michael Jordan, Lonney Tunes, Space Iam përballen në një lojë basketbolli kundër disa “monstrave”, të cilat ia kanë thithur të gjitha aftësitë kampionëve të mëdhenj të NBA.
Pra Hysaj mund të jetë goditur nga këto “monstra” dhe nuk po arrin të shpreh veten e tij dhe është gjithmonë në nivel të dobët. Luan majtas e djathtas, por nuk ka qendrueshmëri. Asnjëherë nuk futet rrezikshëm në zonën kundërshtare dhe nuk e ndihmon skuadrën, nuk kroson dhe pason në mënyrën e duhur.
Me Sarrin kishte disa lëvizje automatike, pothuajse të kontrolluara dhe ishte në nivelin e duhur. Me ndryshimin e trajnerit, mbrojtësi shqiptar nuk po e tregon nivelin e tij më të mirë, duke mos e treguar ende se është për këtë ekip. Ndërkohë që i afrohemi gjysmës së sezonit, pyetja që të lind spontanisht është: A jemi të sigurt se ky futbollist është i Napolit”, shkruhet në median italiane. /Shqiperia.ch/