You are here
Home > Kosova > Kosovë – Turqi/ Femrat vetëm për kuzhinë? PO, ato gatuajnë futbollin më të bukur në Ballkan

Kosovë – Turqi/ Femrat vetëm për kuzhinë? PO, ato gatuajnë futbollin më të bukur në Ballkan

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës ka arritur të marrë fitoren e parë në kualifikueset e “Euro 2020”. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, dardanet kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Turqinë. Një arritje e suksesshme e përfaqësueseve të femrave, të cilat rregjistrojnë edhe fitoren e parë në një kompeticion zyrtar europian.

Në grupin A Kosova ndjek Hollandën me po tre pikë, por tulipanet regjistrojnë një golavarazh prej 7 rrjetash të shënuar, kur jemi ende në mbylljen e ndeshjës së parë.

Pas përfundmimit të ndeshjes kanë qenë protagonistet e fitores që ndan emocionet e para. Shënuesja e golit të parë, Modesta Uka shprehet mjaft e lumtur për golin dhe fitoren e cila shkon në dedikim për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Në të njejtë linjë ka folur edhe kapitenia Valentina Limani e cila ka theksuar se fitorja rrit më tepër besimin e vajzave për të tjera fitore. Sfida e radhës është ajo ndaj Sllovenisë në transfertë dhe Limani beson se Kosova ka forca për fitore të tjera.

Edhe trajnerja Afërdita Fazliu është shprehur mjaft e lumtur për fitoren duke përgëzuar lojën e vajzave dardane. Në fjalën e saj, Fazliu shprehet se e njohnin pak kolundërshtarin megjithëse dëshira për të fituar ishte e madhe.

“Jemi përgatitur maksimalisht duke i marrë të gjitha masat dhe me meritë e fituam ndeshjen, pasi që vajzat u munduan dhe e deshën më shumë fitoren. Arma kryesore e kombëtares tonë është mesfusha, por duhet pranuar që sonte të gjithë vajzat dhanë maksimumin. Kemi qenë në vështirësi për shkak të mungesës së dy futbollsiteve të krahut dhe jemi detyruar të inkuadrojmë dy mesfushore në ato pozita dhe i përgëzoj dy futbollistet për kryerjen e detyrave dhe angazhimin”- shtoi ndër të tjerash Fazlija.

Mes shumë komentesh dhe vlerësimesh nga tifozët që kanë ndjekur takimin e djeshëm, pa pasur edhe nga ata që nuk kanë besuar te vajzat dardane. Lidhur me këtë mentalitet që futbolli nuk është për femra, ka reaguar edhe komentatorja e vetme shqiptate Qendresa Krelani. Në një postim në rrjetet sociale, Krelani shkruan se femrat është e vërtetë që janë për në kuzhinë, pasi ato gatuajnë futbollin më të bukur në Ballkan. Një kundërpërgjigje epike për disa prej tifozëve që kanë refuzuar të ndjekin ndeshjen Kosovë – Turqi me protagoniste femrat./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top