
Loret Sadiku është emri i rradhës për të krijuar “debat”. Mesfushori 27 vjeçar si fillim ka bërë kërkesë që t’I bashkohet ekipi tonë kombëtar, duke hequr dorë edhe aktivizimi me Suedia U21 në vitin 2013.
Po atë vit Sadiku pranoi ftesën e De Bizait megjithëse Kosova bëri tentativat e saj por FIFA refuzoi dardanëve kërkesën e tyre. Edhe pse nuk ka luajtur me Shqipërinë ende, sipas rregullores Sadiku është kontigjent i Shqipërisë dhe nuk mund të luaj me tjetër fanellë veç asaj kuq e zi.
Së fundmi ka qenë sërish Suedia që ka kërkuar ta ftojë në kombëtare 27 vjeçarin, por ka marrë përgjigje negative nga FIFA: “Ai nuk mund të luajë për Suedinë, pasi ka ndryshuar një herë përfaqësuese dhe nuk mund të ndryshojë sërish. Ky është mesazhi që kemi marrë nga FIFA”, është shprehur për “footballskanalen.se” menaxheri i kombëtares suedeze, Stefan Peterson.
Loret Sadiku luan sezonin e tij të tretë në Superligën turke me ekipin e Kasimpasa. Kosova kërkoi ta afronte në përfaqësuese, por FIFA e refuzoi kërkesën e Daradanëve. Edhe pse nuk ka luajtur për Shqipërinë, rregullorja është e qartë./Shqipëria.ch/